Vende vakante
Bio.inspecta kërkon Inspektor për Bujqësinë Organike
Zona e punës: Shqipëri dhe Kosovë
Kontrata: Me kohë të plotë; të pjesshme ose freelancer
⏳ Afati i aplikimit: 30.05.2025
Detyrat kryesore: Kryerja e inspektimeve në ferma, përpunues dhe operatorë të tjerë organikë sipas standardeve ndërkombëtare. Vlerësimi i përputhshmërisë së praktikave bujqësore me kërkesat ligjore dhe standardet organike. Hartimi i raporteve të detajuara të inspektimit. Komunikim dhe bashkëpunim me operatorët dhe ekipin kombëtar dhe ndërkombëtar të bio.inspecta.
Kualifikimet: Diplomë në Bujqësi, Mjedis ose fusha të ngjashme. Përvojë në bujqësi. Aftësi në raportim dhe komunikim profesional. Njohuri e mirë e gjuhës angleze (shkrim dhe lexim). Leje drejtimi (kategoria B) dhe gatishmëri për të udhëtuar. Përvoja në bujqësi organike ose inspektime përbën avantazh.
Per me shume informacion, ju lutem gjeni dokumentin duke klikuar këtuAplikoni duke dërguar CV + letër motivimi në: contact@bio-inspecta.al
Afati i fundit për aplikim: 30.05.2025
Weiterlesen