Costumer Portal – portali i klientit të bio.inspecta AG
Me këtë modul, ju merrni akses të shpejtë dhe të përshtatshëm në të dhëna dhe informacione të rëndësishme. Aksesi do të jepet pasi të përfundojë inspektimi. Do të merrni një email të veçantë me të dhënat tuaja të hyrjes.
Portali i Klientit – Çfarë ju ofron :
- Menaxhim i thjeshtë i të dhënave kryesore: Përditësoni lehtësisht adresat ose informacionin e kontaktit dhe na njoftoni për çdo ndryshim emri.
- Menaxhim i qartë i dokumenteve: Të gjitha raportet e inspektimit, certifikatat dhe faturat ruhen në mënyrë të përshtatshme në një vend.
- Transparencë mbi shërbimet: Merrni një pasqyrë të përgjithshme të shërbimeve tuaja ekzistuese në çdo kohë.
- Menaxhim efikas i kërkesave: Shikoni kërkesat tuaja dhe filtroni ato sipas statusit ose datës së krijimit.
Si të filloni me Portalin e Klinetit
- Hyni në portal nëpërmjet këtij Login - EASY-CERT.
- Pas përfundimit të inspektimit tuaj, do të merrni një email mirëseardhjeje me të dhënat tuaja te hyrjes.
- Pasi të jeni identifikuar për herë të parë, mund të shtoni përdorues të tjerë brenda kompanisë suaj.
Funksione të rëndësishme në një shikim:
- Të dhënat bazë: Përditësoni të dhënat e kompanise suaj dhe shtoni kontakte të reja.
- Inspektimet: Shkarkoni raportet e inspektimit dhe mbani të dhenat e inspektimeve të kaluara.
- Certifikatat & Faturat: Merrni certifikatat dhe faturat aktuale direkt në portal.
- Përmbledhje e Kërkesave: Shikoni të gjitha kërkesat tuaja në portal dhe filtroni sipas statusit ose datës.
Person kontakti:
Hënë Demko
Administrim zyre
+355689003637
Keni nevojë për mbështetje teknike? Mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë teknik të suportit.